MASHT

MASHTI NXJERRË VENDIM PËR ORGANIZIMIN E PROCESIT MËSIMOR MË 18 TETOR 2021

12 Tetor, 2021

12 Tetor 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 18 tetor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datë 17 tetor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 18 tetor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janëqendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake. 

Gjithashtu, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 19 tetor.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.