MASHT

MASHTI DISKUTON ME PARTNERËT ZHVILLIMORË DRAFTIN E PLANIT STRATEGJIK TË ARSIMIT 2002-2026

14 Janar, 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka diskutuar sot me partnerët zhvillimorë vendorë e ndërkombëtarë draftin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2022-20026, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me implementimin e këtij plani.

Me këtë rast, ministrja Arbërie Nagavci ka theksuar rolin e rëndësishëm që kanë partnerët zhvillimorë për jetësimin e politikave të Ministrinë e Arsimit, por në përgjithësi për zhvillimin në fushën e arsimit, si dhe të gjithë shoqërisë për pesë vitet e ardhshme.

Pasi falënderoi partnerët zhvillimorë për mbështetjen e vazhdueshme në arsim, ministrja Nagavci theksoi se puna e këtyre pesë viteve do të reflektojë në zhvillimet e gjithëmbarshme ekonomike dhe shoqërore për vendin tonë, ndërsa tha se ky dokument do të jetë baza që do të na mundësojë implementimin e këtij plani strategjik.

Ministrja Nagavci përmendi pesë fusha që janë caktuar si orientime kryesore në programin e Qeverisë për intervenim dhe zhvilim në sektorin e arsimit, duke filluar nga arsimi cilësor, gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar, harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës, menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet, arsimi i lartë me cilësi dhe integritet në harmoni me standardet ndërkombëtare, si dhe përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion.

Drafti i Planit Strategjik të Arsimit 2022-2026 është bazuar në këto pesë fusha, sikur edhe në shumë dokumente, ligje, strategji e hulumtime të tjera vendore dhe ndërkombëtare. Planifikohet që ky dokument i rëndësishëm të dalë në konsultim publik dhe të finalizohet në muajin mars të këtij viti.  

Last modified: 17 Maj, 2022

Comments are closed.