MASHT

KA PËRFUNDUAR ME SUKSES DITA E PARË E PJESËS SË DYTË TË MATURËS SHTETËRORE 2018 NË FERIZAJ DHE GJILAN

5 Qershor, 2018

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas përfundimit të ditës së parë të pjesës së dytë të Maturës 2018, ka mbajtur një takim në të cilin u fol për organizimin dhe ecuritë e testit të mbajtur sot në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit.

KShM njofton se në përgjithësi gjatë ditës së sotme  procesi ka shkuar mirë dhe kjo falë angazhimit dhe përgatitjeve të duhura nga ana e MAShT dhe DKA-ve.

KShM, gjithashtu, bëri të ditur se gjatë ditës së sotme për shkak të parregullësive u përjashtuan 17 nxënës. Ndërsa, u evudentua një nxënës që nuk ka pranuar të dalë jashtë, përkundër faktit se ishte përjashtuar nga pjesa e parë.

Lidhur me këtë KShM, gjithashtu njofton se, do të merren masa ndaj administruesit që i ka lejuar nxënësit e përjashtuar në pjesën e parë, të vazhdojnë edhe sot në pjesën e dytë.

Nesër testi do të mbahet në rajonin e Prishtinës.    

Last modified: 13 Qershor, 2022

Comments are closed.