MASHT

Ka pëmbyllur punimet Seminari i XI Mbarëkombetar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë

30 Korrik, 2015

Ka përmbyllur punimet Seminari i XI Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, me ç’ rast zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci- Demaj ka bërë ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.

Zv/ministrja Statovci- Demaj, me këtë rast theksoi se, ky seminar është mundësi e mirë për këmbimin e përvojave, sa i përket organizmit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në vende të ndryshme të botës.

“ Gjuha është mjet komunikimi, instrument i fortë për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe njohjen e kulturave të ndryshme. Fëmijët tanë të cilët jetojnë në diasporë duhet të njohin kulturën e origjinës, andaj ky seminar ofron këtë mundësi”, theksoi Statovci- Demaj.

Zv/ministrja Statovci- Demaj, po ashtu theksoi se mësimi i gjuhës shqipe dhe ruajtja e traditës dhe kulturës shqiptare përbën sfidë, porse kjo sfidë është e kapërcyeshme, në rast se ekziston vullneti i përbashkët.

Edhe gjatë ditës së sotme janë prezantuar kumtesa lidhur me mbështetjen profesionale për Shkollat Shqipe të Mësimit Plotësues në Diasporë me temat: Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Të mësuarit e bazuar në projekte, Probleme të të mësuar të shqipes trajtuar nga këndvështrimi i konceptit të interlinguas dhe tema të tjera të rëndësishme.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.