MASHT

JANË MBAJTUR LIGJËRATA VETËDIJESUESE PËR SHËNDETIN MENDOR NË MJEDISET SHKOLLORE GJATË COVID-19

25 Janar, 2021

25 Janar 2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) në kuadër të programeve që adresojnë shëndetin në shkolla, ka realizuar ligjëratat vetëdijësuese me temë ”Shëndeti mendor në mjediset shkollore gjatë Covid-19”, në Komunën e Prishtinës, Pejës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Këto ligjëtërata janë mundësuar me përkrahjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, zyra në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë prezentuar nga profesorët  e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në ligjeratën, e cila është mbajtur përmes platformës ZOOM morën pjesë rreth 400 përfaqësues të menaxhmentit të shkollave, këshillave drejtues të shkollave,  koordinatorë të cilësisë, mësimdhënës të biologjisë dhe mësues klasor.

Qëllimi i kësaj ligjërate ishte ngritja e vetëdijes për çështjet e e shëndetit mendor gjatë procesit mësimor dhe ndikimet përgjatë pandemisë COVID-19, ofrimi  aktiviteteve në klasë që do të ngrisin vetëdijen për shëndetin mendor dhe emocional, të cilat pastaj  do të përcillen tek të gjithë mësimdhënësit për tu zbatuar në klasë, si dhe ofrimi i udhëzimeve e rekomandmeve për politikbërësit, menaxhmentin e shkollave, prindërit, për  mënyrat efektive të parandalimit për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Krahas prezentimeve, pjesëmarrësve në ligjëratë u janë shpërndarë edhe materiale promovuese për shëndetin mendor. Prezentimet ofruan rekomandime për të gjitha palët e involvuara në sistemin arsimor parauniversitar për tejkalimin e sfidave të ndërlidhura me çështjet e shëndetit mendor në shkolla dhe një sërë aktivitetesh të cilat mund të realizohen nga mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

Folës në ngjarje nga Departamenti i Psikologjisë ishin: Prof.Asoc. Dr. Aliriza Arënliu me prezentimin ”Sfidat e shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët gjatë pandemisë COVID-19”, Prof.Ass.Dr.Kaltrina  Kelmendi me prezentimin ”Sfidat e prindërve gjatë ekspozimit me COVID-19” dhe Prof.asoc.Dr. Zamira Hyseni Duraku me prezentimin ”Mbyllja e shkollave dhe Realizimi i mësimit Online (në distancë/ Sfidat e mësimdhënësve)”.

MASh kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe nga secili punonjës në arsim, prindërit dhe gjithë komuniteti, që të përkujdesjen për shëndetin dhe mirëqenien në vazhdimësi me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit në shkolla duke zbatuar konceptin e shkollave të shëndetshme.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.