MASHT

Filloi punimet Seminari i XI Mbarëkombetar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë

27 Korrik, 2015

27 Korrik 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka hapur sot punimet e Seminarit të XI Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, i cili këtë vit po të mbahet në Pejë dhe do të zgjatë deri më 30 korrik 2015.
Në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit, ministri Bajrami, ka theksuar rëndësinë e organizmit të këtij seminari, sa i përket ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe edukimit të brezave në frymën kombëtare.

“Duhet të jemi krenarë për rolin e mësuesit në të kaluarën. Mësuesit tanë kanë mbajtur gjallë idenë e identitetit kombëtar, lirisë dhe bashkimit kombëtar. Mësuesit tanë janë njerëzit që edukojnë brezat e rinjë, edukojnë fëmijët tanë dhe krijojnë një pasqyrë të qartë për realitetin, në të cilin po kalon kombi shqiptar ”.

Ministri Bajrami foli edhe për unifikimin e planprogrameve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të të dyja shteteve (Kosovës dhe Shqipërisë), për ofrimin e mësimit të integruar në diasporë.

Ndërsa, zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Nora Malaj, ndër të tjera tha se ky Seminar është ndër ngjarjet më të rëndësisshme që ministritë e të dyja vendeve dhe mësimdhënësit bëjnë për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.

Zv/ministrja Malaj tha se, të respektosh mësimdhënësit dhe të mësosh gjuhën shqipe në diasporë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndërsa theksoi se ky Seminar do të jetë  një dëshmi për angazhimet tona.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni e mbajti edhe ministri i Diasporës, z. Valon Murati, i cili tha se përpjekjet kësaj ministrie janë përmirësimi i kushteve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Në këtë Seminar trajnues profesional, i cili këtë vit po mbahet në Pejë, po të marrin pjesë rreth 140 mësues shqiptarë që punojnë me fëmijët në diasporë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.