Misioni i Divizionit për Monitorimin e Kontratave dhe Punës Ndërsektoriale është të monitorojë dhe ofrojë mbështetje në administrimin e kontratave dhe projekteve në kuadër të ministrisë dhe punës ndësektoriale, duke siguruar që të gjitha procedurat të zbatohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2.1. Monitoron procedurat e prokurimit dhe njofton zyrën e Sekretarit të përgjithshëm për zbatimin e procedurave sipas legjislacionit në fuqi, pa të drejtë ndërhyrjeje;
2.2. Analizon implementimin e kontratave për të gjitha departamentet e ministrisë dhe rekomandon zyrën e Sekretarit për veprimet e duhura;
2.3. Në bashkëpunim me njësitë kërkuese/menaxherin e kontratës, monitoron afatet, cilësinë e zbatimit dhe shpenzimin e buxhetit sipas planifikimit deri në përmbyllje të kontratës;
2.4. Ofron këshilla për përmbushjen e objektivave dhe obligimeve juridike në kuadër të projekteve të ministrisë;
2.5. Monitoron dhe raporton për kryerjen e aktiviteteve që dalin nga plani i veprimit të strategjisë së arsimit në realizimin e projekteve;
2.6. Ofron këshilla dhe raporton për realizimin e kontratave në kuadër të obligimeve financiare dhe zbatimit të rregulloreve për menaxhimin e financave publike.
Udhëheqësi i Divizionit për Monitorimin e Kontratave dhe Punës Ndërsektoriale raporton tek Sekretari i përgjithshëm.
Tre (3).