Divizioni për burime njerëzore

Njësia për të Drejtat e Njeriut 

BAZA LIGJORE 

- Njësia për Drejta të Njeriut në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është themeluar përmes një vendimi të Sekretarit të Përhershëm në shtator të vitit 2005, pas lëshimit të Udhëzimit Administrativ të Kryeministrit Nr. 8/2005 mbi "Kushtet e Punës për Njësitë për të Drejta të Njeriut". 

- Më 19 mars 2007, Kryeministri ka lëshuar Udhëzimin Administrativ Nr. 4/2007 që ka për qëllim sigurimin e strukturës dhe integrimin e Njësive për të Drejta të Njeriut në ministritë e Kosovës. 

MANDATI I NJËSISË PËR DREJTAT E NJERIUT 

Mandati i Njësisë për Drejta të Njeriut është që të ndërmerr masa efektive për vlerësimin e pajtueshmërisë së politikave, legjislacionit dhe aktiviteteve të Ministrisë me standardet relevante ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. 

Detyrat kryesore të Njësisë për Drejta të Njeriut janë: 

- Ne ofrojmë rekomandime për Sekretarin e Përhershëm dhe strukturat/zyrtarët tjerë ministrisë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
- Hartimi i politikave dhe udhëzimeve në sferën e të drejtave të njeriut brenda ministrisë dhe institucioneve që janë nën ombrellën e saj. Të integrohet të drejtat e njeriut në dokumentet e ministrisë;
- Bashkëpunimi me Institucionin e Ombudspersonit, dhe mbikëqyrja e zbatimit të rekomandimeve të Ombudspersonit;
- Vlerësimi i implementimit të të drejtave të njeriut brenda ministrisë;
- Marrja pjesë në hartimin e ligjeve dhe akteve tjera nënligjore;
- Promovimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut në institucionet arsimore;
- Aktivitetet bashkëpunuese me strukturat administratave komunale, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
- Pjesëmarrja aktive në punën e grupeve të ndryshme punuese ndërministrore.
- Sipas kërkesës nga Zyrës Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë, Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Çështje Gjinore të Zyrës së Kryeministrit, Njësia për Drejta të Njeriut kontribuon në raportimin tek trupat referuese të Traktateve për të Drejtat e Njeriut, që janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Kosovë. 

ÇKA MUND TË OFROJË NJËSIA PËR DREJTA TË NJERIUT? 

Zyrtarët e Njësisë për Drejta të Njeriut mbulojnë sferat vijuese të të drejtave të njeriut: 

- mundësitë e barabarta dhe luftën kundër diskriminimit, 
- barazinë gjinore, 
- të drejtat e fëmijëve, nxënësve dhe studentëve; 
- të drejtat e pakicave (minoriteteve), 
- të drejtat njerëzore të personave me aftësi të kufizuara, 
- dhe luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
- Njësia për Drejta të Njeriut ofron këshilla për strukturat vendimmarrëse në ministri, lidhur me çështjet që mund të kenë implikacione të të drejtave të njeriut, siç janë të drejtat pronësore, shpronësimi me qëllim të ndërtimit të rrugëve, siguria në trafik, politikat e telekomunikimit. 
- Njësia për Drejta të Njeriut mund të organizojë aktivitete për të punësuarit në Ministri, të cilat kanë për qëllim ngritjen e nivelit të dijes mbi të drejtat e njeriut, përmes grupeve punuese, seminareve, tryezave të rrumbullakëta, etj.
- Njësia për Drejta të Njeriut pranon ankesa nga stafi i ministrisë dhe publiku lidhur me supozimet që veprimet apo vendimet e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë në pajtueshmëri me të drejtat e njeriut dhe mund të ofrojnë ndihmë juridike apo përkrahje të natyrës tjetër në këtë aspekt. 
- Njësia për Drejta të Njeriut në bashkëpunim me Zyrën Informative dhe Arkivin i ofron publikut informata lidhur me aktivitetet specifike të ndërmarra nga Ministria lidhur me të drejtat e njeriut.