Divizioni për arsim profesional dhe për të rritur

Divizioni i arsimit profesional 

Divizioni i arsimit profesional përfaqëson komponentën administrative dhe profesionale të arsimit të mesëm të lartë apo nivelit 3. Puna kryesore e sektorit është të udhëheqë të gjitha punët administrative, si: planifikim dhe pergatitje të propozim rregulloreve për funksionimin e shkollave profesionale në përputhje me Ligjin e arsimit të mesëm,Ligjin e arsimit dhe aftesimit professional, identifikimn e nevojave, mbledhjen e të dhënave për shkollat dhe propozimin e masave të ndryshme për avansimin e arsimit profesional. 

Kontakton, në përputhje me kërkesat, me institucionet qeveritare dhe joqeveritare, për të hulumtuar nevojat e ekonomisë së tregut në mënyrë që të bëjë lidhjen e arsimit profesional me nevojat e ekonomisë së Kosovës. 

Gjithashtu, në bashkëpunim me Sektorin për Zhvillimin e Planprogrameve, zhvillon planprogramet mësimore në përputhje me rrjetin e profileve të ndryshme të arsimit profesional. Bashkëpunon edhe me Zyrën Ligjore, të Inspektorit, Sektorin e Koordinimit me Komunat dhe me Njësinë e Informimit. 

Sistemi i Arsimit Profesional, që shumë vende e kanë trashëguar nga e kaluara, ka qenë një zgjedhje për nxënësit me përparim më të dobët në shkollë. Statusi i ulët i arsimit profesional, që përfitohej si përfundim, si dhe fakti që shumica e rezultateve të programeve të tij ishin një rruge pa krye, e kanë bërë arsimin profesional më pak tërheqës. Megjithatë, ai është pjesë e rëndësishme e çdo sistemi të modernizuar arsimor. Kështu, krijimi brenda ciklit të lartë të arsimit të mesëm i zgjedhjeve për sa i përket arsimit profesional, të cilat përqendrohen te shprehitë përkatëse dhe i përgjigjen kërkesës së punëdhënësve, është bërë tani një nga përparësitë kryesore të sistemeve arsimore të vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore. 

Arsimi i mesëm profesional, që nënkupton shkollat profesionale, si qëllim parësor ka pra përgatitjen e kuadrove për treg të punës, por (nëse ndiqet rruga e trasuar në strategji të arsimit profesional në ligjin e arsimit dhe aftësimit profesional dhe ligjin e kualifikimeve kombëtare të Kosovës ) ofron edhe mundësi të aplikimit në studime më të larta post sekondare dhe universitare. 

Kohëzgjatja e shkollimit të mesëm të lartë profesional, pjesë e shkollimit parauniversitar në Kosovë, është e nivelizuar në 3 nivele. Niveli i parë përfshinë klasën 10 +11. Kjo shkallë ofron kualifikimin bazik dhe mundëson punësimin në treg të punës si punëtor i gjysmë kualifikuar. Niveli i II, është vazhdimësi e nivelit te I, përfshinë klasën 12, dhe ofron punësim në treg të punës si punëtor i kualifikuar. Me këto dy nivelet e para mund të krijohet një kuadër profesionalisht kompetent për një punë të kualifikuar në treg, por nuk garanton përgatitjen akademike për studime të suksesshme universitare. Arsyeja është se për ti përmbushur kërkesat e tregut të punës, plan programi i këtyre shkollave ka 60% teori dhe praktikë profesionale dhe vetëm 40% lëndë të përgjithshme akademike të cilat mund të bëjnë bazën e një studimi akademik. Kjo nuk dmth se ata nuk kanë drejtë të avancimit të mëtejshëm në karrierë. Për të mos iu marr të drejtën e studimeve nxënësve të shkollave profesionale, qysh në 2002 me strategjinë e arsimit profesional, është paraparë nevoja për hartimin e një ure lidhëse në mes të shkollimit profesional dhe atij universitar. Prandaj është hartuar koncepti i klasës 13, e cila u ofron nxënësve të shkollave profesionale dy mundësi: a) marrjen e maturës profesionale që hap dyert e fakulteteve të ndryshme ose b) marrjen e nivelit të III të kualifikimit profesional i cili ofron mundësi më të mira për punësim dhe hap dyert e shkollimit për një shkallë të IV e cila bënë kualifikimin për titullin Teknik. Kjo e fundit planifikohet të zhvillohet në dy vitet e ardhme në Kosovë. Me ligjin e arsimit profesional është propozuar që Kosovës i nevojitet zhvillimi i arsimimit post sekondar, si psh kolegjet e shkencave aplikative, kështu që nxënësit e suksesshëm të arsimit profesional do ti kenë dyert e hapura për zhvillim shumë të mirë të karrierës së tyre profesionale. Kjo formë e shkollimit profesional është praktikë e shumë vendeve Evropiane. 

Jemi të sigurt se ndodhemi në rrugën e duhur për të ndërtuar një sistem fleksibël të arsimit dhe trajnimit që do ta lehtësojë punën dhe jetesën e gjithkujt në të ardhmen dhe që do të jetë në përputhje me shumë nga sistemet e BE. 

Draft Ligji per kualifikimet kombetare të Kosovës synon vendosjen e një sistemi cilësor, për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive për punë dhe një qytetarie aktive të të rinjve dhe të rriturve, një sistem që duhet të sigurojë kualifikime profesionale në përputhje me kushtet e zhvillimit social-ekonomik të vendit në kontekstin e integrimit rajonal dhe atij evropian 

Aktivitetet dhe rezultatet e Divizionit të AP 

Legjislacioni 

Sa i perket fushes se legjislacionit ne SAP është punuar për këto ligje , Udhezime Administrative si dhe rregullore: 

- Ligji per Arsimin e Rriturve (2005)

- Udhezimi administrativ (Organizimi,plani dhe programi i punës,Kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së vijuesve, regjistrimi i vijuesve, licencimi i Institucioneve për arsim dhe aftësim , barasvlera dhe nostrifikimi i diplomave dhe çertefikatavë si dhe regjistrimi , mbajtja dhe ruajtja e të dhënave të vijuesve të arsimit dhe aftësimit të të rriturve. Nr.40/2006, Datë : 26.09.2006

- Udhezimi administrativ Participimi I vijuesve te arsimit dhe aftesimit joobligues në arsimin dhe aftesimin per te rritur

- Udhëzimet administrative per zbatimin e planprogrameve per te gjitha lëmitë e Arsimit profesional (gjithesejt 33)

- Është aprovuar Ligji mbi Arsimin dhe Aftesimin profesional (prill 2006) U.A. të nxjerra nga Ligji per Arsimin dhe Aftesimin Profesional sipas ketyre neneve:(5.2, 7.3, 24.5, 27.7, 28.2, 27.9) janë:

- U.A.per provimet perfundimtare pas nivelit te parë(kl.10,11-te), pas nivelit të dytë (kl.12-të) dhe nivelit te trete(kl.13-te).

- Vendimi mbi kriteret per kalimin ne kl.12-te dhe 13-të

- U.A.per sistemin e pavarur te ankesave dhe procedurat e ankesave

- Kodi i miresjelljes se nxenesve

- Kushtet dhe kriteret e themelimit,licencimit dhe fillimit të punës se institucioneve te arsimit dhe aftësimit professional

- U.A.per zgjerimin e veprimtarise

- Rregullorja e punes se KAAP-se(Keshillit te arsimit dhe aftesimit profesional)

- Është hartuar drafti i pare i Ligjit per kualifikime kombetare te Kosovës. Dokumenti është përkthyer në gjuhën angleze dhe është dorëzuar në Zyren e Kryeministrit.