Detyrat e Divizionit të Arsimit të Përgjithshëm janë të bashkërendojë punët për planifikim, analizë, mbikëqyrje për të gjitha nivelet e arsimit të përgjithshëm-parauniversitar (I, II dhe III).
Disa prej qëllimeve më specifike janë:
• Sigurimi i cilësisë në arsim,
• Gjithëpërfshirja në arsim, barazia dhe respektimi i diversitetit në arsim
• Përmirësimi i qeverisjes dhe menaxhimit cilësor në shkolla
• Krijimi i mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm në shkollë
• Decentralizimi i përgjegjësive në nivel të komunës dhe në nivel të shkollës, etj.
Ky divizion përfshin:
ARSIMI FILLOR 1-5
Zbaton politikat e MASHT-se për arsim cilësor në nivelin e dytë të arsimit (1-5)
ARSIMI I MESËM I ULËT
Zbatimi i politikave të MASHT për arsim cilësor në nivelin e dytë të arsimit (6-9)
ARSIMI I MESËM I LARTË – GJIMNAZET
Sigurimi i cilësisë së arsimit të mesëm të lartë, si dhe rritja e përfshirjes së nxënësve në këtë nivel të arsimit.
BASHKËPUNIMIN PRINDËR- MËSIMDHËNËS
Fuqizimi i bashkëpunimit prindër-arsimtarë në shkollë dhe ky bashkëpunim të jetë në shërbim të cilësisë së mësimit
Në kuadër të politikave të MASHT është edhe ndërtimi i një partneriteti shkollë-familje, ashtu që të përfaqësohen në mënyrë sa më demokratike interesat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve dhe që me punë të përbashkët ta përmirësojnë cilësinë në arsim.
SHKOLLAT PROMOVUESE TË SHËNDETIT
Koordinimi i aktiviteteve dhe zhvillimi i politikave në fushën e edukimit dhe promovimit shëndetësor, ndërmjet të gjitha niveleve administrative dhe territoriale, bashkërendimi i aktiviteteve të komitetit ndërministror për programin shkollat promovuese te shëndetit , zbatimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë se projekteve që synojnë të promovojnë shëndetin në shkolla në bashkëpunim me komitetin ndërministror, monitorimin e progresit të shkollave promovuese të shëndetit, si dhe organizimin e takimeve rishqyrtuese për MASHT, MSH dhe MMPH.
BARASVLERA DHE NJOHJA E DOKUMENTEVE TE ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Koordinon, planifikon dhe udhëheqë punën e nostrifikimit të dokumenteve të arsimit parauniversitar.
QËLLIMET E ARSIMIT TË PËRGJITHSHËM
Pos qëllimeve të cekura më lartë, arsimi i përgjithshëm ka edhe këto qëllime të përbashkëta:
Zhvillimin e njohurive për të drejtat e njeriut dhe të strategjive për mbrojtjen e tyre si dhe të aftësive të domosdoshme për zbatimin e tyre në praktikë
Zhvillimin e ndjenjës së respektit dhe të angazhimit ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe shoqërisë së qytetëruar, në mënyrë të veçantë të përgjegjësisë qytetare, të ndërvarësisë, të barazisë, të drejtësisë shoqërore dhe të shtetit të së drejtës
Rritjen dhe zhvillimin e vetëdijes për rëndësinë e paqes, zgjidhjeve paqësore të mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve, për rëndësinë e nevojës për tolerancë aktive, bashkëpunim dhe solidaritet ndërmjet njerëzve
Zhvillimin e vetëdijes për ndërvarësinë e natyrës dhe të botës njerëzore dhe mirëkuptimin e përmasave të shumta të botës dhe të jetës në tërësinë e tyre.
038 213 943
038 213 037
038 213 949
038 212 587
038 213077
038 211 703