Zv/ministri Sahiti mori pjesë nëtryezën ku prezantua dhe diskutua raporti “Procesi i Torinos në Kosovë2018-2020“

31 Janar 2019

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët tëpolitikëbërësve për zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimin Profesional (AAP),në të cilën ishte e pranishme edhe znj. Camo Gomes, shefe e Njësisë së inteligjencës së vendit-Fondacioni Evropian për Trajnime (ETF), ku u prezantua dhe diskutua rreth raportit ”Procesi i Torinosnë Kosovë2018-2020”, i cili është hartuar nëbazë të analizave dhe dëshmive të politikave të AAP-së në Kosovë, si një nga vendet partnere të ETF.

Zëvendësministri Sahiti, ndër tëtjera tha se,arsimi dhe aftësimi profesional është ndër prioritetet kryesore të MAShT, sepse ofron mundësi për zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme për tregun e punës dhe ndihmon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ne jemi tëvetëdijshëm që arsimi dhe aftësimi profesional në Kosovëakoma nuk është nënivelin në të cilin ne synojmë ta sjellim, por janë bërë hapat konkret që ta përmirësojmë këtë “, tha zv/ministri Sahiti, ndërsa përmendi faktin se MAShT është në përfundim të kornizës së kurrikulës për AAP, rishikimin e standardeve të profesioneve, e do të vazhdohet me hartimin e dokumenteve tjera të rëndësishme për zhvillimin e AAP-së.

Në fund, zv/ministri Sahiti i ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë e vendorë për mbështetjen dhe zhvillimin  e AAP-së në Kosovë,ndërsa theksoi se raporti “Procesi i Torinos në Kosovë 2018-2020” i prezantuar sot, gjatëdiskutimeve të sotme dhe ditëve në vijim do të plotësohet dhe finalizohet.