MASHT

Vazhdon bashkëpunimi Kosovë Zvicër në fushën e arsimit

28 Mars, 2011

Ministri Buja, priti z. Samuell Welty ,udhëheqës i Zyrës Zvicerane për bashkëpunim dhe Peter Porten, menaxher i projektit Svisscontact.

U bisedua për bashkëpunimit të suksesshëm dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunim it ndërmjet dy vendeve në të ardhmen .

Ministri Buja ka pranuar urimet e z. Welty për detyrën e re, njëherësh falënderoi mysafirët për të gjitha kontributet që Qeveria Zvicerane ka dhënë për Kosovën në të gjitha fushat e jetës . ” Ne mbetemi të hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen . Sigurisht që ky bashkëpunim është frytdhënës dhe se projektet e juaja janë treguar shumë të suksesshme dhe në funksion të arsimimit dhe edukimit të brezave të rinj” tha ministri Buja . 

Z. Welty theksoi se Qeveria Zvicerane me programet e saj në Kosovë , angazhohet për sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë . Në vazhdim, z. Welty kërkoi përkrahjen e ministrit Buja, përkatësisht MASHT-it për projektin ” Kosovision”, i cili duhet te filloi të implementohet në fillim të vitit të ri shkollor 2011-2012. Ai foli edhe për përgatitjet paraprake ku parashihet që të organizohet një punëtori në të cilin do të merrnin pjesë përfaqësues të MASHT, dhe të Qendrës për Edukim -KEC.

“Kosovision”, ka filluar të implementohet vite më parë dhe organizohet në formë gare ndërmjet nxënësve kryesisht të klasave të pesta në të cilin përfshihen nxënësit e të gjitha grupeve etnike që jetojnë në Kosovë .
Qëllimi është që nxënësit përmes punimeve të ndryshme artistike së bashku të paraqesin vizionin e tyre për të tashme dhe të ardhmen e Kosovës, mundësitë e ndryshimeve pozitive .

Ministri Buja theksoi se MASHT, do të angazhohet edhe më tej të jep kontributin e vet profesional në kuadër të projektit “Kosovision”, i cili duhet që edhe në të ardhmen të implementohet në shkollat tona.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.