MASHT

Urimi i ministrit Hoxhaj për festën e 28 Nëntorit

27 Nëntor, 2010

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ua uron këtë festë të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, punonjësve të institucioneve shkencore dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Urime festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit me dëshirat që të tregoni suksese në mësime, të keni jetë të shëndetshme Ju, nxënës të dashur dhe mësimdhënës të nderuar, si dhe familjet tuaja. Suksesi juaj është garantues për shtetin e fuqishëm të së ardhmes”, tha ministri Hoxhaj.

Me këtë rast, MASHT-i, njofton se dita e hënë, do të jetë ditë pushimi,sipas kalendarit shkollor të vitit 2010/2011.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.