MASHT

UNICEF-I DHE BANKA RAIFFEISEN DHURUAN 195 TABLETË PËR NXËNËSIT E GJILANIT

14 Tetor, 2021

14 Tetor 2021

Zyra e UNICEF-it në Kosovë në partneritet me zyrën qendrore të Bankës Raiffeisen në Prishtinë, kanë ndarë sot 195 tabletë për nxënësit që vijnë nga familjet me kushte jo të mira ekonomike si dhe për ata me nevoja të veçanta të komunës së Gjilanit.

Në ceremoninë e ndarjes së këtij donacioni në shkollën “Selami Hallaçi” në Gjilan, ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, së bashku me shefen e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman dhe drejtorin e Bankës Raiffeisen në Kosovë, Robert Wright.

Ministrja Nagavci e falënderoi UNICEF-in për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet arsimore gjatë pandemisë në organizimin e mësimit online, por edhe ndihmën me pajisje teknlologjike. Po ashtu, ajo falëndëroi Bankën Raiffeisen për kontributin e vazhdueshëm dhe ndihmën për fëmijët që kanë nevojë.

Ministrja theksoi se pajisjet teknologjike që janë shpërndarë e po shpërndahen vazhdimisht për nxënësit tanë janë edhe një hap mëtutje në përmirësimin e shkathtësive të tyre dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron teknologjia në këtë drejtim, e që përkon me synimin e Qeverisë, respektivisht MAShTI-t, për digjitalizimin në arsim, si dhe ofrimin e mundësive të barabarta.

Pas Prishtinës dhe Prizrenit, Gjilani është komuna e tretë që po ndihmohet me pajisje teknologjike nga UNICEF-i dhe Banka Raiffeisen.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.