MASHT

U ZYRTARIZUA BORDI I SHKËMBIMIT ARSIMOR SHBA-KOSOVË (USKEB)

17 Qershor, 2021

Nisma e Bordit të shkëmbimit arsimor ShBA-Kosovë (USKEB) përfaqëson një vazhdim të një partneriteti kuptimplotë dhe të qëndrueshëm që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar gjatë viteve. Kështu u shpreh ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në takimin ku u zyrtarizua ky Bord, në të cilin mori pjesë edhe Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Në 10 vjetorin e Programit Fulbright në Kosovë, Ministrja theksoi mbështetjen e fortë për programin dhe përmendi kontributin e tij të paçmuar për Kosovën, së bashku me shumë programe të tjera të financuara nga ShBA-të, në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve përmes përfitimit të diversifikimit përvojat arsimore, jo vetëm akademike, por edhe shoqërore dhe kulturore.

Po ashtu, ministrja Nagavci tha se një nga përparësitë e rëndësishme të Qeverisë në arsim është të mbështesë kërkimin në shkencë dhe inovacion. Prandaj, ajo theksoi se USKEB mund të luajë një rol jetësor si një platformë që promovon një urë të njohurive, hulumtimeve dhe përvojave të ndara midis dy konteksteve.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ndër të tjera tha se formimi i këtij Bordi është një arritje e jashtëzakonshme për të dy vendet tona. Ai theksoi se ky është Bordi i parë i shkëmbimit Fulbright në botë, një strukturë e re dypalëshe për Fulbright dhe tha se kjo është një dëshmi e investimeve të Kosovës në Programin Fulbright dhe e angazhimit të MAShTI-t për të përmirësuar sistemin e arsimit në Kosovë.

Ambasadori Kosnett tha se kjo përfaqëson një angazhim të ndërsjellë për bashkëpunim në arsim, për mirëkuptim më të madh kulturor midis vendeve tona dhe brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të studentëve të Kosovës – studiues të cilët do të përdorin ekspertizën teknike që ata fitojnë jashtë vendit për të përmirësuar ekonominë e Kosovës dhe cilësinë e jetës pasi të kthehen.

USKEB u formua për të këshilluar dhe ndihmuar në caktimin e prioriteteve të burimeve dhe përcaktimin e përparësive për shkëmbim arsimor, përfshirë programin Fulbright për Kosovën.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.