MASHT

U PREZANTUA RAPORTI HULUMTUES I TREGUT TË PUNËS DHE SHKOLLAVE TË ARSIMIT DHE AFTËSIMIT PROFESIONAL

5 Shkurt, 2019

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka organizuar takimin ku është prezantuar Raporti hulumtues i tregut të punës dhe shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të bizneseve, të odave ekonomike dhe drejtorë të shkollave profesionale në Kosovë.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Ekrem Kastrati foli për fazën e reformimit të arsimit, ndërsa theksoi se Ministria ka shtuar aktivitetet në përpjekje për të filluar zhvillimin e nivelit të 5-të të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

“Hapja e programeve 2 vjeçare me karakter profesional në institucionet e AAP në Kosovë, garanton të drejtën e arsimit dhe aftësimit për të gjithë pjesëmarrësit dhe u mundëson atyre perspektivë më të mirë për punësim në vend”, tha sekretari Kastrati.

Pasi që theksoi se programet 2 vjeçare janë kërkesa që bota e ekonomisë po ia paraqet tregut të punës, sekretari Kastrati tha se MAShT-i dhe shkollat profesionale për nivelin e 5-të, e kanë për obligim të përgatisin ofertën në përshtatje me trendet e zhvillimit të ekonomisë globale, duke e përshtatur me nevojat e tregut të punës në vend e më gjerë.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.