MASHT

U NËNSHKRUA MEMORANDUM MIRËKUPTIMI MES MASHT DHE OJQ “TOKA”

5 Nëntor, 2018

05 Nentor 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtorja ekzekutive e OJQ “Toka”, Jehona Gjurgjeala, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, i cili ka për qëllim të krijojë marrëdhënie zyrtare të bashkëpunimit për t’i avancuar fushat dhe temat e definuara bashkërisht, që kanë qëllim përmirësimin e cilësisë së edukimit për fëmijët dhe nxënësit në sistemin parauniversitar në Kosovë.

Sipas këtij Memorandumi një nga objektivat e definuara është implementimi i një programi edukativ dhe informativ për prindërit e fëmijëve 0-2 vjeç, që ka për synim informimin e prindërve me praktikat më të avancuara të edukimit dhe rritjes së fëmijëve. Po ashtu, është paraparë përkrahja e mësimdhënësve në zhvillimin e vazhdueshëm të shkathtësive të tyre pedagogjike, që do të rezultojë në përmirësimin e rezultateve akademike të nxënësve.

Memorandumi parasheh bashkëpunim edhe në përkrahjen e institucioneve parauniversitare në ofrimin e një edukimi më bashkëkohor dhe cilësor për nxënësit e tyre, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kurrikulën e re.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.