MASHT

U MBAJT TAKIMI I PARË PËR PROGRAMIN “HORIZON EUROPE” ME ANËTARËT E RINJ TË PIKËS SË KONTAKTIT

9 Korrik, 2021

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka marrë pjesë në takimin e parë dhe trajnimin fillestar për programin “Horizon Europe”, me anëtarët e rinj të Pikës Kombëtare të Kontaktit.

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Pupovci i njoftoi anëtarët e rinj për rolet e funksionet e tyre në kuadër të Pikës Kombëtare të Kontaktit për “Horizon Europe” dhe pritshmëritë e Ministrisë për rritjen e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë program.

Funksioni dhe roli i Pikës Kombëtare të Kontaktit (National Contact Point) në kuadër të Programit “Horizon Europe” është që të sigurohet shpërndarje e informacionit relevant tek Institucionet e individët për programet, thirrjet dhe procesin e aplikimit.

MAShTI në bashkëpunim dhe i mbështetur nga projekti HERAS Plus mundësuan trajnimin e NCP-ve, nga eksperti i projektit Gorazd Weiss, mbi programin “Horizon Europe”, si dhe shërbimet që pritet të ofrohen nga anëtarët e Pikës Kombëtare të Kontaktit dhe format e organizimit të punës së tyre.

Funksionimi i mirëfilltë i Pikës Kombëtare të Kontaktit do të mundësojë që të rritet vetëdija për mundësitë e ofruara nga Programi “Horizon Europe” për grupe të ndryshme të interesit dhe individë, si dhe të lehtësohet procesi i aplikimit përmes informimit rreth procedurave dhe kritereve specifike. Prandaj, mbështetja e HERAS Plus për trajnimin e kësaj strukture (në mesin e shumë aktiviteteve të tjera të mbështetjes) do të jetë shumë e rëndësishme.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.