MASHT

U MBAJT TAKIMI I GRUPIT PUNUES BËRTHAMË PËR QEVERISJEN E AAP-SË

7 Korrik, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberie Nagavci mori pjesë në takimin e dytë të Grupit Punues Bërthamë (GPB) për qeverisjen e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, rishikimin e kornizës ligjore të sektorit të AAP-së dhe reformën e financimit të këtij sektori në nivel vendi.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, objektivat kryesore të Grupit Punues Bërthamë janë: të kontribuojë në një proces efikas të vendimmarrjes drejt reformimit të sistemit të qeverisjes së AAP-së, të kontribuoje në sistemin e përgjithshëm të koordinimit të sektorit të AAP-së dhe të identifikojë nevojat për asistencë teknike dhe burimet për reformimin e strukturës së qeverisjes së AAP-së.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë që e ka AAP për zhvillimin ekonomik të vendit, Qeveria është zotuar që ky sektor të ketë trajtim prioritar.

Ajo po ashtu theksoi se është bërë një punë e madhe në këtë sektor në bashkëpunim me donatorë, mirëpo sfidat vazhdojnë të jenë ekzistuese.

Nagavci ripërsëriti se, qëllim primar i AAP-së është t’i ndjekë kërkesat e tregut të punës dhe t’i përgatisë të rinjtë dhe të rejat me shkathtësi që i përgjigjen nevojave të tregut të punës.  

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.