MASHT

Telegram ngushëllimi

19 Maj, 2023

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Prof.Dr. Agim Zajmi, profesor shumëvjeçar në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.

Profesor Zajmi do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e palodhshme në përgatitjen e shumë gjeneratave të studentëve. Me vlerat njerëzore e intelektuale, për punën shkencore dhe atë atdhetare, do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që e kanë pasur fatin të jenë studentë të tij, ose të punojnë me të.

Vepra e profesor Zajmit do të jetë frymëzuese për ne dhe gjeneratat që vijnë, ndërsa në historinë e arsimit në Kosovë, do të jetë përgjithmonë si emër i respektuar që dha kontribut të madh në zhvillimin e Universitetit të Prishtinës.

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët e ish studentët e tij!

Profesor Zajmi u prehtë të paqe!

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Last modified: 19 Maj, 2023

Comments are closed.