MASHT

Të mërkurën në Prishtinë fillon “Java e Shkencës”

15 Maj, 2011

“Java e Shkencës”, si një manifestim tradicional i zhvillimeve shkencore në Kosovë, do të mbahet edhe këtë vit, më datat 18, 19 dhe 20 maj 2011 në Hotelin Grand në Prishtinë.

Në këtë konferencë, në të cilën pritet të marrin pjesë shkencëtarë nga vendi dhe diaspora, si dhe përfqaqësuesit e shkencës nga vendet fqinje, do të paraqiten të arriturat e fundit të shkencëtarëve kosovarë në dhjetë dispciplinat e parapara për diskutim gjatë kësaj konference.

Konferenca do të zgjasë tri ditë, ndërsa do të zhvillohet në dhjetë seanca të ndryshme sipas këtyre fushave të hulumtimit shkencor: burimet natyrore; energjia dhe mjedisi, bujqësia dhe sigurimi i ushqimit; projektet ndërkombëtare shkencore dhe mundësia e shkenctarëve kosovarë për pjesmarrje në to; hulumtimet shkencore në mjekësi; studimet shoqërore dhe ekonomike; studimet gjuhësore dhe kulturore; studimet historike; hulumtimet shkencore në fushën e edukimit dhe arsimit dhe shkenca, inivacioni dhe transferi i teknologjisë.

Në konferencë është konfirmuar pjesëmarrja e shkencëtarëve kosovarë edhe nga Shqipëria nga akademitë e të dyja vendeve, pjestarë të uivesiteteve private dhe publike, instituteve shkencore dhe organizmave të tjerë të shkencës.

Pritet gjithashtu edhe pjesëmarrja e përfaqësuesve shtetëror të shkencës nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.