MASHT

R E A G I M

3 Nëntor, 2011

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dënon ashpër sulmin fizik ndaj drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, Fehri Qerimi.

Sulmi ndaj drejtorit është bërë nga një mësimdhënës në ambientet e shkollës së mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu”, paralelja e ndarë në Pozheran, ku z.Qerimi po qëndronte për një vizitë në këtë shkollë.

MASHT-i kërkon nga pushteti komunal i Vitisë dhe organet e rendit, që të marrin masa ndaj mësimdhënësit që ka sulmuar drejtorin Qerimi.

Sulme të tilla ndaj zyrtarëve janë të patolerueshme dhe të papranueshme, prandaj duhet të marren masa dhe raste të tilla të mos përsëriten më.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.