MASHT

Qeveria zvicerane mbështetë 10 shkolla profesionale në 8 komuna

24 Mars, 2011

Zyrtarë të lartë të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përfaqësues të organizatës zvicerane Swisscontact, drejtor të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorë të dhjetë shkollave përfituese, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për grantet shkollore, të parapara për t’u ndarë nga qeveria zvicerane, si mbështetje për shkollat partnere të projektit VES (Mbështetja e arsimit profesional dhe trajnimit).

Me këtë rast, Ragip Gjoshi, këshilltar politik i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka falënderuar shtetin zviceran për ndihmën që i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme arsimit në Kosovë. “Ne shprehim falënderimin tonë për Qeverinë e Zvicrës dhe zyrën zvicerane për bashkëpunim, për këtë shumë të mjeteve të ndara për dhejtë shkolla profesionale”, tha ai.

Gjoshi rikujtoi faktin se ministri Buja e ka shpallë këtë vit si vit të cilësisë. “Me këtë ndihmë që po jepet sot për shkollat e Kosovës, do të arrihet të realizohet ky synim, pra ngritja e cilësisë në arsim dhe përgatitja sa më e mirë e gjeneratave të reja për tregun e Evropës”, theksoi ai.

Alush Istogu, ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të MASHT-it, theksoi se nga kjo marrëveshje përfitojnë shkollat, nxënësit dhe komuniteti”, tha ai dhe falënderoi

Guido Beltrani, zëvendësdrejtor i Zyrës zvicerane për bashkëpunim u shpreh i gëzuar që ndihma që ka dhënë qe disa vite organizata që ai përfaqëson, ka qenë një ndihmë e qëndrueshme.
“Punëtoritë që janë pajisur nëpër shkolla janë duke u shfrytëzuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit dhe ato do të plotësohen edhe më tutje në bazë të kësaj marrëveshje që po e nënshkruajmë sot’, tha ai, ndërsa theksoi se kjo praktikë do të na shërbejë edhe si model përkrahës për decentralizimin në sistemin arsimor.

Shuma e përgjithshme e granteve për të cilat u nënshkrua sot marrëveshja arrinë vlerën 100 mijë euro, nga të cilat përfitojnë 10 shkolla në 8 komuna. Shkollat të cilët kanë përfituar grante në vlerë prej 10 mijë euro secila janë: “Hasan Prishtina” – Mitrovicë, “Marin Barleti” dhe “Mehmet Isai” – Gjilan, “Januz Zejnullahu” – Viti, “Andrea Durrsaku” – Kamenicë, “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka” – Kaqanik, “Gani Qafëderbasha” – Prizren, “Shaban Spahija” – Pejë, “Shtjefën Gjeqovi” dhe “Hoxhë Kadri Prishtinë” – Prishtinë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.