MASHT

Qeveria e Norvegjisë premton ndihmë të mëtutjeshme në arsim

2 Nëntor, 2011

Minstri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, priti sot në takim njoftues Ambasadorin e sapoemëruar të Norvegjisë në Kosovë, z.Jan Braathu.

Në këtë takim u fol për zhvillimet e arsimit në Kosovë, si dhe mbështetjen e deritashme të Norvegjisë në këto procese e veçanërisht në arsimin e mesëm profesional, për sfidat dhe vështirësitë, si dhe për efikasitetin dhe funksionimin në të ardhmen të Qendrave të Kompetencë në Skënderaj e Malishevë.

Ministri Buja e informoi bashkëbiseduesin për rezultatet e arritura deri më tani, duke përmendur kështu hartimin e dokumenteve startegjike, të cilat duhet të implementohen në të ardhmen. Ai shtoi se Ministri e Arismit do të jëtë përherë mirënjohëse Qeverisë së Norvegjisë për të gjitha që ka bërë për Kosovën dhe se Qeveria e Kosovës do të bëjë çmos që këto Qendra të Ekselencës të jenë në funksion të asaj që këmi dëshiruar për të mirën ë të rinjve tanë. “Ne jemi duke shikuar edhe për mënyrën e financimit të këtyre shkollave në të ardhmen përfshirë këtu edhe rregullimin e formulës së vetëfinancimit”, ka thënë ministri Buja.

Minstri Buja dhe ambasadori Jan Braathu folën edhe për akreditimin e institucioneve arsimore për të cilat ende nuk ka marrë vizën e Agjencionit të Akreditimit.

Nga ana e tij, ambasadori Jan Braathu gjithashtu shprehu besimin se këto shkolla sot, por edhe në të ardhmen do të jenë të përshtatshme dhe funksionale ashtu siç është paraparë për zhvillimin e mësimit dhe të punës praktike në ambiente shkollore. Ai u interesua për të ardhmen Shkollës së Agrokulturës në Lipjan, por edhe të Qendrave të Kompetencës, ndërkohë që premtoi bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhmen.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.