MASHT

Prizreni bëhet edhe me dy shkolla të reja

3 Shtator, 2010

Në një ambient festiv, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj kanë përuruar shkollën e re “Abdyl Frashri”, në lagjen Ortakoll të Prizrenit në të cilën vijojnë mësimin rreth 3 mijë nxënës dhe ku mësimi zhvillohet në tri gjuhë. Është përuruar edhe objekti i ri shkollor ne fshatin Nebregoshte te kësaj komune.

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, në fjalën përshëndetëse ndër tjera se është shumë i kënaqur që ky vit shkollor për nxënësit e shkollës “Abdyl Frashri”  po fillon me një objekt të ri e modern. Më të lumtur se unë janë arsimtarët të cilët do të kenë mundësi me dhënë mësim në ambient shumë të mirë .Ndërkaq nxënësit që do ta gëzojnë këtë ambient të ri shkollor, do të kenë mundësi dhe kohë më shumë për tu arsimuar dhe edukuar për të qenë në shërbim të vetes së tyre dhe të popullit.

Z. Krasniqi, ka përgëzuar qytetarët prizrenas edhe për Universitetin e ri i cli tashmë është themeluar në qytetin Historik.
” Më vjen mirë që Prizreni përveç këtyre shkollave që po i përuron sot, nga ky vit do të jetë edhe Qytet Universitar e që është shumë domethënëse për të gjithë ju nxënës. Mësimdhënës dhe qytetar Prizrenas por edhe për ne. Së shpejti do të kemi rast që ta përurojmë edhe fillimin e viti të ri akademik në këtë Universitet të ri Publik” , ka përkujtuar në fund Kryeparlamentari Krasniqi.”

Ndërkaq Ministri Hoxhaj është shprehur se kjo shkollë e re është mbi të gjitha dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta që ta ndërtojmë dhe reformojmë një sistem të ri arsimor ashtu siç në mënyrë simbolike po qëndron para jush kjo shkollë e re moderne. Qëllimi ynë është që ky sistem arsimor ta bëjë Kosovën shtetin më të fuqishëm të dijes dhe të librit në rajon. Kemi shpërndarë tekstet shkollore anë e kënd Kosovës. Shtatori është i rëndësishëm për ata që për herë të parë vijojnë mësimin. Fatosat kudo dhe kurdoherë do ta kujtojnë këtë ditë dhe do të jenë krenar më shkollën dhe shtetin tonë të ri.

 Risi e këtij viti shkollor është se kemi hartuar Kornizën e Kurrikulumit të ri por gjatë këtij viti do të hartojmë edhe plan programet e reja të cilët shkollën e deritashme memorizuese do ta shëndrrojnë në shkollë analitike.
Kjo shkollë e re është mirënjohje për edhe për vet emrin e të madhit Abdyl Frashri. Urime shkolla e re, urime viti i ri shkollor , përuroi Ministri Hoxhaj.

Më pastaj Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj i shoqëruar nga zëvendësministri i arsimit Usmen Balldzhi dhe kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja kanë inauguruar edhe objektin e ri të shkollës fillore në Fshatin Nebregoshte e cila është paralele e ndarë e shkollës fillore  “Meto Bajraktari”  të Reçanit.
Ministri Hoxhaj ka inkurajuar qytetarët e kësaj anë që të qëndroni në vatrat e tyre dhe se do të kenë mbështetjen dhe kujdesin e merituar të Qeverisë së Kosovës . Ne jemi të përkushtuar për gjithëpërfshirje dhe arsim cilësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ka thënë Ministri Hoxhaj në këtë solemnitet .

 Të pranishmit në Prizren dhe në Nebregoshte i ka përshëndetur edhe i pari i komunës së Prizrenit z Ramadan Muja i cila ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për investimet që po i bënë për përmirësimin e kushteve të punës e të jetës në shkollat tona . 
Fjalë përshëndetëse në Nebregoshte, kanë mbajtë edhe përfaqësuesit e spektrit politik të këtij lokaliteti.
Ndryshe shkollën “Abdyl Frashri” në Prizren, vazhdojnë mësimin rreth 3 mijë nxënës ku mësimi deri me tani është mbajtur ne tri ndërrime dhe ku mësimi zhvillohet në tri gjuhë ,atë shqipe , boshnjake dhe turke. Investimet për ndërtimin e kësaj shkolle i ka bërë MASHT ndërsa objekti ka 23 dhoma mësimi 6 kabinete, sallë të arsimtarëve dhe hapësira tjera përcjellëse
Ndërkaq shkolla në Nebregoshte është paralele e ndarë e shkollës fillore “Meto Bajraktari”  të fshatit Reçan në të cilën vijojnë mësimin rreth 90 nxënës nga klasa 1-9.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.