MASHT

Përfundoi punimet “ Java e Shkencës”

20 Maj, 2011

Pjesëmarrje e konsiderueshme shkencëtarësh , nivel i lartë i cilësisë së 54 kumtesave dhe prezantim bindës nga ana e autorëve . Nevojitet shtim i buxhetit për shkencën për vitet e ardhshme .

Përmbyllet me sukses Java e Shkencës , e cila këto ditë u organizua nga Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë. Gjatë tri ditëve , sa zgjati ky eveniment shkencor, u lexuan 54 kumtesa shkencore të cilat në fakt përfshinë të gjitha fushat e planifikuara për këtë tubim dhe që ishin të bazuara në Planin Kombëtarë të Shkencës.

Me rastin e përfundimit të punimeve të ” Javës së Shkencës”, Murteza Osdautaj , drejtor i Departamentit të Shkencës në MASHT vlerëso se për dallim nga vitet e më parme , kësaj radhe të gjitha punimet shkencore – kumtesat e prezantuara ishin në nivelin më të lartë të mundshëm profesional shkencorë . “Kjo qasje shumë profesionale dhe gjithëpërfshirëse e shkencëtarëve tanë na lë të shpresojmë se e ardhja e shkencës në Kosovë mund të ketë perspektivë të ndritshme “.
Të njëjtit mendim ishin edhe pjesëmarrës të tjerë të cilët shprehën ” ndonëse nuk jemi shkencëtarë, jemi shumë të kënaqur me të gjitha punimet shkencore por edhe me prezantimet shumë bindëse të autoreve” të cilët i përgëzoim për suksesin .

Gjatë tri ditëve ishin të pranishëm mbi 350 të interesuar për të ndjekur punimet , përkatësisht kumtesat me tema nga të gjitha fushat e parapara për këtë tubim .Ndërsa sivjet u vërejt një interesim më i madh i studentëve , një numër i konsiderueshëm i të cilëve ishin prezent .
Gjatë këtyre ditëve u theksua nevoja e shtimit të buxhetit për zhvillimin e veprimtarisë shkencore në Kosovë me qëllim të zhvillimit shoqërorë ekonomik të vendit .

Të gjitha kumtesat e prezantuara në këtë konferencë , do të botohen në letër por edhe në mënyrë elektronike në Web faqen e MASHT-it

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.