MASHT

Për shkakt të motit ndërpritet mësimi për një javë – rifillon të hënën (13 shkurt 2012)

5 Shkurt, 2012

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë vendim, ministri Buja e ka marrë për shkak të motit që po mbretëron në gjithë Kosovën, i cili ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen qytetarëve dhe paralajmërimit se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me reshje.

Duke qenë se informatat e vazhdueshme që MAShT-i i ka nga terreni, e që flasin për një gjendje tejet të vështirësuar të lëvizjes, është vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri në ditën e premte (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Mësimi rifillon të hënën më 13 shkurt 2012.

Ditën e humbura të mësimit do të kompenzohen në fund të vitit shkollor.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.