MASHT

Nuk është anuluar testi i maturës në Klinë

14 Qershor, 2011

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) njofton se nuk ka marrë asnjë vendim tjetër në lidhje me anulimin, respektivisht ripërsëritjen e provimit të maturës 2011, përveç të atij të datës 10 qershor, kur është vendosur që të ripërsëritet testi në Qendrën nr. 1, “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, për shkak të parregullsive të krijuara gjatë administrimit të testit.

Me këtë rast, KQSHM-ja, si organ i vetëm që merr vendime në lidhje me këtë proces, bën të ditur se nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me një shkrim të publikuar sot në Agjencinë e Lajmeve “Ekonomisti” me titull “Do të përsëritet Testi i Maturës në Klinë”, sepse KQSHM-ja nuk e ka anuluar testin e maturës në këtë komunë.

Procesi i kontrollimit të testeve dhe përpunimi i rezultate tashmë është duke u finalizuar dhe KQSHM-ja bën të ditur se, ashtu siç edhe ka premtuar, të gjithë maturantët që i janë nënshtruar Testit të Maturës, pra edhe maturantët e Klinës, do të kenë rezultatet nesër, 15qershor 2011.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.