MASHT

Njoftim

27 Shkurt, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që nesër, (e mërkurë), 28 shkurt 2018 të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta gjatë ditës së nesërme.

Kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet në në një ditë tjetër gjatë këtij semestri, për të cilën do të merret vendim në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.