MASHT

Njoftim

15 Qershor, 2022

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë filluar vizitat monitoruese për procesin e evidentimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore. Kjo vizitë është realizuar në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Prishtinës, Inspektorati i Arsimit dhe aktivet profesionale të shkollave.

Aktivet profesionale e kanë përgjegjësinë e plotë të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së teksteve shkollore sipas katalogut të dërguar nga MAShTI. Tekstet janë të dërguara në formë elektronike dhe duhet të përzgjedhen si të tilla.

Për herë të parë, MAShTI ka hartuar një Udhëzues për evidentimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore, i cili përshkruan obligimet e akterëve të përfshirë në këtë proces.

Në vijim, do të realizohen vizita monitoruese në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes së teksteve shkollore.

Gjeni më poshtë linqet e teksteve shkollore për përzgjedhje për vitin shkollor 2022-2023.

https://drive.google.com/file/d/1VsZmUXq5RcJfgq4_9-xQ5v2yFol7hb6T/view

Last modified: 16 Qershor, 2022

Comments are closed.