MASHT

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES MASHT DHE DISAL PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL

28 Tetor, 2018

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ekrem Kastrati dhe Ezio Delfino, president i DISAL (Drejtoria e drejtorive të Arsimit Profesional italian), kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi e cila i jep mbështetje Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Kjo Marrëveshje ka të bëjë me shkëmbimin e përvojave përmes programit, i cili ka tri objektiva: shkëmbimi i njohurive, të mësuarit e thellë, identifikimi i nevojave të arsimit profesional.

Me këtë rast, sekretari Kastrati ka thënë se institucionet shtetërore dhe në veçanti MAShT-i, në politikat, strategjitë dhe legjislcionin, e ka si prioritet dhe synim që t’i orientojë të rinjtë drejt arsimit dhe aftësimit profesional, për arsye të integrimit në mënyrë sa më efikase kapitalin e burimeve njerëzore në Republikën e Kosovës.

“E gjithë kjo, do të ndihmonte në krijimin e një force punëtore me shkathtësi, kompetencë dhe të specializuar, të cilët do të integroheshin në sektorë të ndryshëm të tregut të punës, e të cilët do të mundësonin zhvillim të prekshëm ekonomik të vendit”, tha sekretari Kastrati.

Sekretari i MAShT theksoi se këto prioritete dhe objektiva vështirë do të realizohen pa një bashkëpunim dhe mbështetje të shteteve të cilat sektorin e arsimit profesional dhe tregun e punës e kanë tanimë në nivele të larta të zhvillimit.

Sekretari Kastrati falënderoi shtetin italian për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep arsimit në Kosovë, veçanërisht arsimit profesional dhe tha se ky bashkëpunim po vazhdon edhe më tutje me nënshkrimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme me DISAL.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.