MASHT

MINISTRJA NAGAVCI:NDËRMARRËRSIA SYNON TË VENDOSË NDËRLIDHJEN E ARSIMIT DHE TREGUN E PUNËS

28 Qershor, 2021

Në vazhdën e aktiviteteve të Projektit ALLED2, është lansuar sot EntreComp: “Korniza e Kompetencës së Ndërmarrësisë”, një prej kompetencave kryesore të BE-së për zhvillimin personal dhe profesional të qytetarëve të Evropës.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me këtë rast theksoi se, qëllim i vazhdueshëm i politikave tona arsimore mbetet zhvillimi i kompetencave të ndërmarrësisë, pasi duke mbështetur zhvillimin e kompetencës ndërmarrëse për të gjithë, nxisim zhvillimin e potencialeve dhe aftësive konkurruese të shoqërisë sonë në tregun e dijes dhe tregun e punës.

Ministrja Nagavci tha se, EntreComp ofron një përshkrim gjithëpërfshirës të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që njerëzit kanë nevojë për të qenë ndërmarrës dhe për të krijuar vlera financiare, kulturore ose shoqërore për veten dhe të tjerët.

Ndër te tjra, Ministrja vlerësoi se, që nga fillimi në 2016, EntreComp është përdorur si në politikëbërje ashtu edhe në praktikë në sektorë të shumtë për të mbështetur qytetarinë aktive, inovacionin, punësueshmërinë dhe të mësuarit përmes të menduarit dhe veprimit ndërmarrës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dheTregtisë, Rozeta Hajdari tha se kompetenca e ndërmarrësisë është një prej kompetencave qelës për qytetarët dhe si Qeveri duhet të krijojmë hapësirë për të rinjtë dhe ndërmarrësit. Ajo po ashtu tha se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë rol të veçantë është duke i kushtuar krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit të ekonomisë.

Sandra Horina, përfaqësuese e ADA-s, e cila foli në emër të ambasadorit të Austrisë në Kosovë,  Christoph Weidniger vlerësoi se, përpjekja për të tejkaluar sfidat globale ka shtyrë përpara qëllimin për zhvillimin e ndërmarrësisë. Horina tha se përmes këtyre iniciativave synojmë fuqizimin e të rinjëve në ndërtimin e aftësive të ndërmarrësisë dhe përfitimit nga kjo komponentë e rëndësishme.

Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Stergios Tragoudas tha se, zhvillimi i kurrikulës së AAP-së do të futet në EntreComp dhe Kosova e ka të nevojshme aplikimin e ndërmarrësisë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“EntreComp” është dokumenti bazë i BE-së që ndihmon në zhvillimin e kompetencave sipërmarrëse për të adresuar sfidat ekonomike, sociale dhe kulturore.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.