MASHT

MINISTRJA NAGAVCI PRITI NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN, RAINER WIELAND

28 Qershor, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zv/ministri Dukagjin Pupovci, kanë pritur sot nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, të shoqëruar nga Imer Lladrovci, udhëheqës i Konsullatës së Përgjithshme në Shtutgart, si dhe Junik Tahiri, zv/president i Shoqatës Gjermano-Kosovare.

Ministrja Nagavci e falënderoi nënkryetarin Wieland për gjithë mbështetjen për Kosovën, në veçanti për arsimin, ndërsa e informoi atë me prioritetet e Qeverisë në arsim.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci tha se një nga prioritetet kryesore është arsimi dhe aftësimi profesional, si dhe bashkëpunimi me ndërmarrjet që të ofrohen kuadro të përgatitura mirë për atë që ka nevojë tregu i punës.

Ndërsa, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland theksoi gatishmërinë për të mbështetur arsimin në Kosovë dhe për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë dhe një perspektivë më të mirë për ta.

Në këtë takim, u bisedua edhe për projekte konkrete që janë duke u realizuar, por edhe për mundësinë e një marrëveshje bashkëpunimi me Programin e shkëmbimit akademik “Education unlimited”, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Gjermaninë për arsimimin në fushën e administratës publike.

Po ashtu, u bisedua edhe për planet e Qeverisë për ta angazhuar diasporën shqiptare në arsim të lartë dhe shkencë në Kosovë. Me këtë rast, ministrja Nagavci theksoi se është e gatshme për bashkëpunim me Shoqatën Gjermano-Kosovare, e cila planifikon të realizojë projekte në arsim, si dhe mbështetje me bursa për studentët tanë që duan të studiojnë në universitete gjermane.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.