Ministrja Bajrami priti zëvendësambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik

25 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti në takim zëvendësambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik, me të cilin bisedoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në sektorin e arsimit.

Ministrja Bajrami e informoi zv/ambasadorin  Bozsik për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar, që synon përmirësimin e gjendjes në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministrja Bajrami e vlerësoi kontributin e Hungarisë, sidomos me programin e bursave për studentët tanë, si një mundësi e mirë që të përfitojnë dijen dhe përvojat më të mira të Hungarisë, ndërsa theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Nga ana e tij zv/ambasadori Bela Bozsik i uroi detyrën ministres Bajrami, njëherësh tha se vendi i tij është i gatshëm që të rrisë numrin e bursave për studentët kosovarë në marrëveshjen e radhës, në të cilat janë duke punuar Qeveritë e të dyja vendeve.