MASHT

MINISTRJA BAJRAMI MORI PJESË NË ORGANIZIMIN “SFIDA E KODIMIT” PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME TË ULËTA NË KOSOVË

11 Mars, 2020

11 Mars 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me Ambasadorin britanez në Kosovë, Nicholas Abbott, ka marrë pjesë nëceremoninë e shpalljes së fituesve të garës së tretë me radhë“Sfida e kodimit” për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta,të organizuar nga British Council në kuadër të projektit “Shkollat e shekullit 21”.

Me këtë rast, ministrja Bajrami falënderoi British Council dhe përgëzoi mësimdhënësit dhe nxënësit për punën dhe angazhimin rreth kësaj gare.

Ministrja, ndër të tjera, theksoi se arsimi tashmëështë prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe çdo aktivitet që ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim, shkencë, teknologji dhe inovacion do të inkurajohet dhe mbështetet.

Ndërsa, ajo tha se MAShTI e konsideron programin e shkollave të shekullit 21, si një nga iniciativat më të rëndësishme në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët me qëllim tëavancimit të dijes së nxënësve.

Ministrja Bajrami përmendi edhe faktin se vitin e kaluar në një garë të tillë rajonale, Kosova është renditur në vendin e dytë, ndërsa uroi që këtë vit, vendi ynë ta marrë vendin e parë.

Në fund të këtij organizimi, u ndanë edhe çmime për tri projektet më të mira pjesëmarrëse në këtë garë, e cila synon të frymëzojë të rinjtë të zgjidhin probleme të jetës së përditshme, me të cilat përballen shkollat dhe komunitetet, përmes programimit të pajisjeve.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.