MASHT

Ministrit Buja uron nxënësit dhe mësimdhënësit për suksesin e arritur

23 Dhjetor, 2011

Me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2011/2012, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe mësimdhënësve të Republikës së Kosovës iu uron pushim të këndshëm, njëherësh falënderon të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë gjysmëvjetor.

Falënderoj përzemërsisht të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për punën e madhe dhe suksesin e arritur në këtë gjysmëvjetor , me urimin më të mirë për sukses dhe më të madh në gjysmëvjetorin e dytë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka vënë vetes synim ngritjen e cilësisë në arsim, prandaj porosit nxënësit dhe mësimdhënësit që të jenë të përkushtuar në arritjen e rezultateve të mira në mësimnxënie dhe mësimdhënie edhe në gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti shkollor.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë të gjithë nxënësve dhe mësmidhënësve të besimit katolik ua uron Krishtlindjet.

Me respekt,
Ramë Buja
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.