MASHT

MINISTRI RAMË LIKAJ PRITI UDHËHQËSIT E SBASHK-UT

9 Qershor, 2020

09 Qershor 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm të kësaj Sindikate, Ymer Ymeri, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Sindikatës në të mirë të zhvillimit të arsimit në vend.

Ministri Likaj shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me SBAShK-un dhe theksoi se kjo Sindikatë do të jetë pjesë e proceseve në krijimin e politikave zhvillimore të arsimit dhe në zbatimin e tyre.Ndërkaq, udhëhqësit e SBAShK-ut i uruan ministrit Likaj detyrën dhe e falënderuan atë për gatishmërinë për bashkëpunim. Po ashtu, u shprehën të gatshëm të japin kontributin e tyre si Sindikatë në të mirë të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit. 

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.