MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI KRYETARIN E HANIT TË ELEZIT, RUFKI SUMA

12 Qershor, 2020

12 Qershor 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj priti në takim kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin bisedoi rreth gjendjes në arsim në këtë komunë.

Kryetari Suma, ndër të tjera, shprehu shqetësimin e tij për mospërfshirjen e fëmijëve të kësaj komune në edukimin parashkollor. Ai theksoi se e vetmja çerdhe, e cila është ndërtuar nga Komuna, ka tri vite që është e gatshme dhe e pajisur, por në mungesë të buxhetit dhe mungesë të stafit, ende nuk është funksionale, edhe pas shumë përpjekjeve të Komunës.Ministri Likaj theksoi se përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor është vendosur si një nga prioritetet kryesore, prandaj theksoi gatishmërinë e tij që të shtyjë përpara proceset që kjo çerdhe të funksionalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.