MASHT

MINISTRI LIKAJ MORI PJESË NË TAKIMIN PËR PROJEKTIN “MËSIMI NË DISTANCË NË ARSIMIN AKADEMIK DHE TË VAZHDUESHËM”

16 Korrik, 2020

16 Korrik 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj mori pjesë në takimin informues të organizuar nga Shkolla Austriake për Studime të Aplikuara (ASAS) dhe Universiteti Publik i Shkencave të Aplikuara i Ferizajt (USAF).

Për shkak të situatës tashmë të njohur me pandeminë globale COVID-19, takimi u mbajt në platformën ZOOM dhe pjesëmarrës ishte edhe Shkëlqesia e tij, Ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidenger, përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), përfaqësues të Universitetit të Ferizajt dhe të Odës Ekonomike të Kosovës.

Në takim u diskutua për projektin “Mësimi në distancë në arsimin akademik dhe të vazhdueshëm- zhvillimin e programeve për mësimin në distancë dhe në prezencë”.

Përmes projektit “Mësimi në distancë në arsimin akademik dhe të vazhdueshëm- zhvillimin e programeve për mësimin në distancë dhe në prezencë”, do t’i kontribuohet zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, duke ofruar programe plotësuese të arsimit dhe trajnimit akademik, të cilat kërkohen nga komuniteti i biznesit. Kjo i shërben rritjes së punësimit të studentëve dhe profesionistëve në Kosovë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.