MASHT

MINISTRI BYTYQI VIZITOI MATURANTËT QË IU NËNSHTRUAN PROVIMIT TË MATURËS NË SHKOLLËN “DR. ALI SOKOLI”

12 Qershor, 2019

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar maturantët gjatë mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore në Shkollën e Mesme “Dr.Ali Sokoli” në Prishtinë, për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministri Bytyqi, fillimisht ka uruar maturantët për suksese në këtë test, ndërsa tha se shpreson që çdo gjë do të shkojë mirë kudo  në shkollat tona, ashtu siç është planifikuar dhe janë bërë përgatitjet që ky test të dalë me rezultate sa më reale.

“Gjatë vizitës që u bëmë maturantëve, pamë se çdo gjë ka filluar mbarë dhe në kohë. Nuk është vërejtur ndonjë parregullësi dhe shpresoj se gjatë tërë ditës, deri në mbyllje të testit gjithçka do të shkojë mbarë “, tha ministri Bytyqi.

Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se çdo parregullsi eventuale që mund të ndodhë, qoftë nga nxënësit, vëzhguesit apo kushdo qoftë tjetër, do të veprohet sipas akteve ligjore në fuqi.

Në vazhdim , mnistri Bytyqi tha se çdo parregullësi eventuale që do të ndodhë qoftë nga nxënësit, vëzhguesit apo kushdo qoftë tjetër, do të ndëshkohet apo veprohet sipas akteve ligjore në fuqi.

Ndryshe, në rajonin e Prishtinës, sot testohen 4000 maturantë, në 29 qendra testimi, ndërsa në gjithë Kosovën këtë vit do të testohen rreth 30 mijë maturantë.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.