MASHT

MINISTRI BYTYQI U PRIT NGA JAMES F. LANE, SHEF I DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË SHTETIN VIRGJINIA

28 Shtator, 2018

Në vazhdën e takimeve që po realizon ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur sot nga James F. Lane, shef i departamentit të arsimit në shtetin Virgjinia, njëherësh edhe inspektor i lartë për mësimdhënie për shkollat publike fillore dhe të mesme me të cilin ka biseduar për reformat në arsim që po bëjnë të dy vendet.

Ministri Bytyqi është njoftuar nga z. James F. Lane për reformat që po bën shteti Virgjinia në sistemin arsimor parauniversitar, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me pesë shtylla kryesore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, e që në përgatitjen e tyre një rol të rëndësishëm e kanë mësimdhënësit dhe vullnetarët tjerë.

Përveç që i ka shpjeguar në hollësi këto reforma që po bëhen në arsimin parauniversitar në Virgjinia, z. James F. Lane i ka ofruar ministrit Bytyqi edhe një kopje të tyre dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar që këto reforma të implementohen edhe në Kosovë.

Ministri Bytyqi e ka falënderuar z. James F. Lane për gatishmërinë e tij dhe të shtetit Virgjinia për ta përkrahur Kosovën në rrugëtimin drejt reformave në dobi të avancimit të cilësisë në arsim.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.