Ministri Bytyqi priti përfaqësuesin e Bankës Botërore, Joel Reyes

05 Shkurt 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim Joel Reyes, specialist i arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Bankën Botërore, me të cilin bisedoi rreth projekteve që janë duke u implementuar në arsim, por edhe mundësive për investime të reja.

Ministri Bytyqi e falënderoi Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme në arsim, përkrahje e cila ka mundësuar zhvillimin e arsimit në Kosovë, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme për të realizuar synimet për ngritjen e cilësisë.

Ministri Bytyqi premtoi angazhim të shtuar të MAShT në mënyrë që të shrytëzohen në tërësi mundësitë e krijuara për investime nga Banka Botërore në segmente të ndryshme të arsimit.

Ndërsa, Joel Reyes, po ashtu theksoi rëndësinë që kanë investimet në sektorin e arsimit, sidomos kur bëhet fjalë për zhvillimin e shkollave përmes mbështetjes me grante, por edhe sa i përket reformës për vlerësimin e nxënësve.