MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NJË GRUP TË STUDENTËVE PËRFAQËSUES TË KLUBIT “MODELI I BASHKIMIT EVROPIAN” I AUK

22 Nëntor, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti një grup të studentëve, përfaqësues të klubit “Modeli i Bashkimit Evropian” i Universitetit Amerikan të Kosovës, me të cilët bisedoi rreth mundësive të implementimit të një projekti që ka të bëjë me informimin e të rinjve rreth mënyrës së funksionimit të Bashkimit Evropian.

Ministri Bytyqi, ka përgëzuar këtë klub për sukseset e deritashme, për të cilat tha se na bëjnë të ndjehemi krenarë, ndërsa shprehu gatishmërinë që të mbështesë iniciativa të dobishme për edukimin dhe informimin e të rinjve, sidomos në raport me funksionimin e BE-së.

Ministri theksoi se një projekt i tillë që i informon të rinjtë tanë përmes simulimit të funksionimit të BE-së, është shumë i rëndësishëm, për faktin se jemi të përkushtuar të vazhdojmë rrugën drejt integrimit në BE.

Studentët e informuan Ministrin për përvojat e tyre në ngjarjen e ngjashme simuluese në Bruksel dhe theksuan se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të kuptojnë se si realizohen politikat vendimmarrëse në Bashkimin Evropian.

Në këtë projekt synohet përfshirja e nxënësve të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova në një simulim të BE-së (ku ata do të luajnë rolin e diplomatëve), duke organizuar një ngjarje dyditore në RIT Kosovo (AUK).

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.