MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NJË DELEGACION TË OSBE-SË NË KOSOVË

2 Prill, 2019

02 Prill 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, priti në takim Komisionerin e lartë për pakica nacionale, ambasadorin Lamberto Zannier, me të cilin bisedoi për çështje të rëndësishme që ndërlidhen me fushën e arsimit, përkatësisht edukimin e komuniteteve pakicë, gjuhët, kuotat dhe tema të tjera.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, shprehu falënderimin ndaj misionit të OSBE-së për angazhimin që ka bërë në Kosovë në fushën e arsimit, si një nga sektorët i cili ka një rol kyç në bashkimin e komuniteteve.

Ministri Bytyqi premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në të ardhmen, ndërkaq tha se Ministria e Arsimit është shembull i një bashkëpunimi të mirëfilltë sa i përket çështjes së edukimit të pakicave dhe të drejtave të tyre për qasje të barabartë në arsim.

Ndërsa, ambasadori Lamberto Zannier tha se, OSBE i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit në sektorin e arsimit në të gjitha shtetet, sidomos në shtetet multietnike. Zannier tha se shkollat të cilat ofrojnë qasje të barabartë për të gjithë, janë shembull për eliminimin e ndarjeve ndërmjet pakicave.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.