MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIN E BANKËS BOTËRORE, JOEL REYES

4 Tetor, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim Joel Reyes, specialist i arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Bankën Botërore, me të cilin bisedoi rreth zbatimit të projektit ESIP.

Ministri Bytyqi e falënderoi Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme në arsim, ndërsa përmendi faktin se tashmë MAShT ka filluar me procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, që është edhe njëra nga komponentet e projektit.

Pasi që theksoi rëndësinë që ka matja e performancës së mësimdhënësve për ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar, ministri Bytyqi kërkoi përkrahjen e Bankës Botërore edhe në implementimin e komponentave të  tjerë, që janë po ashtu të rëndësishme, ndërsa premtoi angazhim të shtuar nga ana e MAShT.

Ndërsa, Joel Reyes, po ashtu theksoi rëndësinë që ka projekti në zhvillimin e arsimit parauniversitar dhe falënderoi MAShT-in për gatishmërinë që ky projekt të implementohet në tërësinë e tij.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.