MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM KONSULLIN E NDERIT TË KOSOVËS NË AUSTRI

13 Mars, 2019

13 Mars 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim konsullin e nderit të Kosovës në Austri David Ungar-Klein, me të cilin bisedoi për shumë çështje që kanë të bëjnë me arsimin e lartë dhe shkencën, në veçanti për mundësinë e përfitimeve nga fondet evropiane për shkencë, siç është edhe programi i Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST).

Ministri Bytyqi falënderoi Konsullin për angazhimet e tij që ka bërë që Kosova të bëhet anëtare në këtë Program të rëndësishëm për studiuesit dhe hulumtuesit në Kosovë, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit të shkencëtarëve tanë me ata të vendeve tjera.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e organizimit të një dite informuese të COST-it ku do të marrin pjesë studiues nga Kosova dhe vende të tjera, pasi që u theksua se informimi i duhur jep më shumë mundësi për pjesëmarrje më të madhe në këtë program.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.