MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM AMBASADOREN E FINLANDËS NË KOSOVË

17 Shtator, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në sektorin e arsimit.

Ministri Bytyqi ka falënderuar ambasadoren Stjernvall për mbështetjen që Finlanda i ka bërë zhvillimit të arsimit në Kosovë, ndërsa theksoi se kontributi i Finlandës si vendi me arsimin më të përparuar në botë është i veçantë në aspektin e mbështetjes profesionale në zhvillimin e reformave të arsimit dhe hartimin e kurrikulës së re të Kosovës.

Ambasdorja Stjernvall dhe ministri Bytyqi biseduan edhe për mundësinë e fillimit të një fushate në disa shkolla të Kosovës, ku do të bashkëbisedohet me nxënës të klasave I dhe IX lidhur me rëndësinë e ruajtjes së ambientit, ku dhe do të ndaheshin pako materialesh nga praktikat finlandeze për këtë qëllim.

Ministri Bytyqi e informoi Ambasadoren se MAShT ka angazhuar të gjitha institucionet arsimore në nivel vendi që t’i bashkohen fushatës për ruajtjen e ambientit dhe ka kërkuar nga mësimdhënësit që të flasin sa më shumë me nxënësit për këtë temë. Gjithashtu, ministri Bytyqi tha se edhe në kurrikulën e re, në hartimin e së cilës morën pjesë ekspertë nga Finlanda, i është kushtuar rëndësi e veçantë çështjes së ambientit.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.