MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI DREJTOREN E EDUKIMIT BOTËROR PËR REGJIONIN E EVROPËS

26 Shkurt, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim drejtoren e Edukimit Botëror për Regjionin e Evropës (ETUCE), znj. Susan Flocken, e cila njëkohësisht është edhe përfaqësuese e internacionales botërore në EQAR, si dhe anëtare e Këshillit Ekonomik Evropian. Në këtë takim, ishin prezent edhe udhëheqësit e Sindikatave të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Rrahman Jasharaj dhe Nevrus Kaptelli.

Në këtë takim u bisedua për angazhimet e përbashkëta të të gjithë akterëve në fuksion të përmirësimit të cilësisë në arsim. 

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka falënderuar znj. Flocken për vizitën dhe gatishmërinë e saj që të ofrojë mbështetje, sidomos në këmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira të vendeve të zhvilluara. 

Ministri Bytyqi theksoi se MAShT është e përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim përmes reformave që po bëhen në segmente të rëndësishme, ndërsa theksoi nevojën dhe rëndësinë e veçantë të dialogut social të të gjithë akterëve, me qëllim që të arrihen synimet për arsim të zhvilluar.

Znj. Flocken e përgëzoi ministrin Bytyqi për çasjen pozitive në realizimin e reformave të nevojshme në arsim, ndërsa, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e digjitalizimit në arsim, me qëllim të aplikimit të metodave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mesimnxënie. Gjithashtu, ajo theksoi domosdoshmërinë e trajnimeve të vazhdueshme të mësimdhënësve, si faktor i rëndësishëm për ofrimin e një arsimi cilësor.  

Në takim, u theksua se, një arsim cilësor është kusht thelbësor për parandalimin e braktisjes së vendit nga të rinjtë.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.