Ministri Bytyqi priti dekanin e RIT Kosova (AUK), dr. Kamal Shahrabi

11 Prill 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, priti në takim dekanin e RIT Kosova (AUK), dr. Kamal Shahrabi, me të cilin bisedoi për zyrtarizimin e një Marrëveshje Bashkëpunimi me këtë institucion, e cila parasheh ofrimin e një edukimi të mirë për të rinjtë, të cilët vijnë nga komunat e vogla të Kosovës. Bashkëpunimi në këtë nivel ka për synim ofrimin e qasjes për shkollim cilësor për të rinjtë dhe ndihmesën në përballimin e kostos së shkollimit.

Ministri Bytyqi, mirëpriti një iniciativë të tillë, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim, përmes gjetjes së mënyrave më të mira në realizimin e saj.

Ministri Bytyqi shprehu përkrahjen pa asnjë rezervë të Ministrisë së Arsimit, sa i përket realizimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, me qëllim që studentët që kenë mundësi më të mëdha për studim në këtë universitet.

Ndërsa, dekani Kamal Shahrabi  tha se drejtuesit e RIT Kosova (AUK) janë të interesuara që Universiteti sa më shumë të jetë i kyçur në jetën e komunitetit dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.