MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI ANËTARËT E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR ARSIM

20 Shkurt, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, të prirë nga kryetari i këtij Komisioni, Ismail Kurteshi, me të cilët bisedoi për shumë çështje dhe zhvillime në arsim.

Në këtë takim, veç tjerash, është biseduar rreth statusit të 40 laborantëve të punësuar në universitetet publike e Kosovës, të cilët, sipas anëtarëve të Komsionit Parlamentar për Arsim, kanë kërkuar që në ligjin e ri për pagat të trajtohen njësoj sikurse kolegët e tyre në rajon, e jo siç janë kategorizuar si shërbyes civil.

Ministri Bytyqi dhe anëtarët e Komsionit biseduan edhe për formën dhe kohën e mundshme të kompenzimit të orëve të humbura gjatë grevës në arsim, për të cilën çështje Ministri theksoi se ka diskutuar edhe me drejtorët komunalë të arsimit, nga të cilët ka marrë mbështetje për kompenzimin e orëve.

Ministri Bytyqi dhe anëtarët e Komisionit u dakorduan që MAShT së shpejti të nxjerrë vendimin përkatës, i cili duhet të zbatohet në të gjitha shkollat e Kosovës. 

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.